• e premte, 05 korrik 2024

Guardiola: U mahnitem lojtarëve të mi - ata janë supermenë

Guardiola: U mahnitem lojtarëve të mi - ata janë supermenë

Mançester, 25 shkurt 2024 (MIA) - Guardiola i quajti futbollistët e Mançester Sitit "supermenë" pas fitores ndaj Bornmutit.

"Qytetarët" mbrëmë në terren mysafir festuan fitoren me rezultat 1:0 në xhiron e 26-të të Premier ligës.

"Më pëlqeu shumë ajo që pashë. U mahnitem lojtarëve të mi, ata janë supermenë. Kundërshtari pati 7 ditë për përgatitje, ne kishim më pak, si çdoherë. Njerëzit tjonë se ekipet në Premier ligë janë të barabarta. Jo, kjo nuk vlen për ne. Luajtëm shumë më tepër ndeshje se t[ë tjerët. U mahnitem lojtarëve të mi, ata janë shumë të mirë. E di se njerlzit thonë e fitojnë shumë, por kjo nuk është poenta. Konkurrenca po rritet dhe lojtarët çdoherë më befasojnë", deklaroi Guardiola pas ndeshjes.

Mançester siti ka 59 pikë dhe është në vendin e dytë në tabelën e Premier ligës. Vetëm një pikë më pak nga Liverpuli në krye. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR