• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Guardiola e ka kaluar Fergusonin për sa i përket fitoreve në Ligën e Kampionëve

Guardiola e ka kaluar Fergusonin për sa i përket fitoreve në Ligën e Kampionëve

Mançester, 5 tetor 2023 (MIA) – Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, e ka tejkaluar legjendarin Aleks Ferguson për numrin e fitoreve në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Mbrëmë, Mançester Siti e mposhti Lajpcigun (3:1) në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas kësaj ndeshje, Pep Guardiola, i cili më parë ka punuar me Barcelonën dhe Baernin, arriti në 103 fitore në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke ia kaluar Aleks Fergusonit (102 fitore në 190 ndeshje). Guardiolës iu deshën 161 ndeshje për të arritur këtë kufi.

Lider në numrin e fitoreve në Ligën e kampionëve është trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti - 109 (në 193 ndeshje).

Në top 5 janë edhe Arsen Venger (82 në 178 ndeshje) dhe Zhoze Mourinjo (77 në 145 ndeshje). ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR