• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grubi: Ndryshimet në KP janë harmonizim me të drejtën evropiane

Grubi: Ndryshimet në KP janë harmonizim me të drejtën evropiane

Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Ndryshimet në Kodin penal përveç që janë harmonizim me të drejtën evropiane, janë edhe kërkesë ekskluzive e liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri Artan Grubi duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve sot gjatë kontrollit të aktiviteteve ndërtimore në aksin e autostradës Shkup - Tetovë.

"Opozita maqedonase dhe shqiptare t'i harmonizojnë qëndrimet, sepse opozita maqedonase dje në mbledhje plenare nuk votoi 'kundër' ndryshimeve në KP, të cilat janë harminizim me të drejtën evropiane, por qëndruan në mbledhje, formuan kuorum dhe e miratuan rendin e ditës. E nejjta po ndodhë edhe sot në Komisionin për çështje evropiane", tha zëvendëskryeminsitri Grubi, duke u përgjigjur në pyetjen nëse këto ndryshime janë tregti politike me VMRO-DPMNE-në.

Një pjesë e opozitës shqiptare, tha ai, doli ta thotë atë që nuk mund ta thonë nga VMRO-DPMNE, e ajo është se me ndryshimet në Kodin penal kthehet ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

"Gënjeshtër absolute dhe absolutisht e pamundur nën cilat do kushte me këto ndryshime në KP të kthehet z. Gruevski. Këto ndryshime të cilat janë në KP, përveç që janë harmonizim me të drejtën evropiane, janë edhe kërkesë ekskluzive edhe e z. Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së në të gjitha tkaimet e liderëve, dhe në takimet bilateraëe lidhur me ndryshimet në KP dhe ja e kanë mundësinë atë ta bëjnë në Kuvend. Në të vërtetë, atë tashmë e bënë dje me pjesëmarrjen e tyre në Kuvend", tha Grubi. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR