• e enjte, 14 nëntor 2024

Grosi: Problem është lufta, jo centralet bërthamore

Grosi: Problem është lufta, jo centralet bërthamore

 Baku, 13 nëntor 2024 (MIA) - Rreziku i sulmeve ushtarake ndaj termocentraleve bërthamore nuk është argument kundër funksionimit dhe ndërtimit të tyre. Problemi është në luftë, e jo në centralet bërthamore, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, i cili po merr pjesë në Samitin e Klimës COP29 në Baku.

 Ai, për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, theksoi  se pushtimi rus i termocentralit bërthamor të Zaporizhjes është një rast i izoluar.

 Është shumë, shumë për të ardhur keq ajo që ndodhi, por të flitet kundër termocentraleve bërthamore për shkak të luftës në Ukrainë është si të ndryshosh rregullat në fluturim për të gjetur një argument të ri, theksoi Grosi.

 Drejtori i ANEB-it disa herë  vizitoi  termocentralin bërthamor të Zaporizhje pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR