• e premte, 05 dhjetor 2025

Grosi në KS të KB-së: Palët në konflikt duhet të kthehen në rrugën e zgjidhjes diplomatike

Grosi në KS të KB-së: Palët në konflikt duhet të kthehen në rrugën e zgjidhjes diplomatike

Nju Jork, 23 qershor 2025 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, mbrëmë në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deklaroi se palët në konflikt në Lindjen e Mesme duhet të kthehen në rrugën e zgjidhjes diplomatike.

“Ekziston një ‘dritare e mundësive’ për kthimin në dialog dhe diplomaci”, tha Grosi.

Ai shtoi se "nëse kjo dritare mbyllet, dhuna dhe shkatërrimi mund të arrijnë nivele të paimagjinueshme, ndërsa regjimi global i mospërhapjes së armëve do të shembej".

Njëherësh, Grosi u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje maksimale dhe shtoi se ai vetë është i gatshëm të shkojë në vendin e ngjarjes për t'u angazhuar me përfaqësuesit e këtyre palëve.

Këshilli i Sigurimit të KB-së mban takim me kërkesë të Iranit, pasi SHBA kreu sulme ndaj tre centraleve bërthamore iraniane.

Forcat ushtarake amerikane mbrëmë sulmuan objektet në Fordou, Natanc dhe Isfahan.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR