• e premte, 05 dhjetor 2025

Greqia dërgoi dy kanaderë për shuarje të zjarrit afër Dojranit

Greqia dërgoi dy kanaderë për shuarje të zjarrit afër Dojranit

Athinë, 121 korrik 2025 (MIA) - Dy aeroplanë zjarrfikës të llojit kanader CL-415, dërgoi Greqia për shuarjen e zjarrit të madh në fshatin Nikoliq në komunën e Dojranit në afërsi të kufirit, që njëherit është edhe ndihma e dytë nga fqinji jugor në katër ditët e fundit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Ministria për mbrojtje civile dhe kriza klimatike e Greqisë kumtuan se në orën 16:53 sipas kohës lokale dy kanaderët fluturuan nga Selaniku për të ndihmuar në përballjen me stihinë e zjarrit.

Shtuan se dërgimi i mjeteve ajrore, përkatësisht dy kanaderëve është "përmes Mekanizmit evropian për mbrojtje civile (UCPM), që u aktivizua me kërkesë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të mërkurën, pas kërkesës bilaterale nga Qendra për menaxhim me kriza drejt Qendrës së vetme koordinuese greke për operacione dhe menaxhim me kriza, gjithashtu për zjarrin afër Dojranit, Qeveria greke menjëherë iu përgjigj pozitivisht kërkesës për ndihmë dhe dërgoi dy kanaderë dhe dy automjete zjarfikëse me tetë zjarrfikës. ab/

Foto: Ministria për mbrojtje civile dhe kroza klimatike e Greqisë

QËNDRONI TË LIDHUR