Greqia burgosi mbi 200 migrantë të cilët ilegalisht kanë hyrë në vend
- Migrantët, gjithsej 247 persona, të cilët nga bregdeti libanez kanë arritur ilegalisht në Greqi, janë arrestuar dhe janë dërguar në qendrat e paraburgimit, informoi ministri i Migracionit dhe Azilit, Tanos Plevris, masë që po zbatohet pasi Qeveria greke vendosi të pezullojë kërkesat për azil të paraqitura nga kërkuesit nga Afrika Veriore, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:36, 21 korrik, 2025
Athinë, 21 korrik 2025 (MIA) - Migrantët, gjithsej 247 persona, të cilët nga bregdeti libian kanë arritur ilegalisht në Greqi, janë arrestuar dhe janë dërguar në qendrat e paraburgimit, informoi ministri i Migracionit dhe Azilit, Tanos Plevris, masë që po zbatohet pasi Qeveria greke vendosi të pezullojë kërkesat për azil të paraqitura nga kërkuesit nga Afrika Veriore, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Plevris, përmes platformës Iks informoi se në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin bregdetar dhe policinë, strukturat e Ministrisë së Migracionit po i shndërrojnë në qendra të mbyllura për paraburgim, ku migrantët do të mbahen të paraburgosur deri në momentin e kthimit të tyre.
"Mesazhi është i qartë: nuk i pranojmë kërkesat e tyre për azil, i burgosim, i vendosim në paraburgim në strukturat e mbyllura, e kemi filluar procesin e kthimit të tyre", ka shkruar Plevris.
Para dhjetë ditësh, Parlamenti grek miratoi amendamentin që parashikon që në tre muajt e ardhshëm të pezullohet dorëzimi i kërkesave për azil nga persona nga Afrika Veriore, të cilët ilegalisht kanë hyrë në Greqi me mjete lundruese, ndërsa pa regjistrim, do të kthehen ose në vendin nga kanë ardhur ose në vendin e prejardhjes.
Për amendamentin konkret, kryeministri grek, Kirjakos Micotakis më pas në deklaratën për gazetën gjermane "Bild" theksoi se mesazhi i tyre është se "Greqia nuk është korridor i hapur drejtë Evropës", shprehu gatishmërinë të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet libiane për të parandaluar largimet nga Libia, por shtoi se ishte e nevojshme një "përgjigje e unifikuar evropiane". qa/