• e martë, 07 janar 2025

“Gloub end Mejl”: Kryeministri kanadez Trudo pritet të japë dorëheqje si lider i partisë

“Gloub end Mejl”: Kryeministri kanadez Trudo pritet të japë dorëheqje si lider i partisë

Otava, 6 janar 2025 (MIA) - Pritet që kryeministri kanadez, Xhastin Trudo të japë dorëheqje nga posti i liderit të Partisë Liberale, potencialisht që sot, shkruan gazeta "Gloub end Mejl".

Sipas burimeve të gazetës kanadeze, Trudo do të tërhiqet përpara një takimi kyç të partisë në pushtet që duhet të mbahet të mërkurën.

Nuk dihet nëse Trudo do të tërhiqet edhe nga posti i kryeministrit apo do të qëndrojë në krye të qeverisë derisa të zgjidhet lideri i ri i Partisë Liberale.

Trudo e mori drejtimin e partisë në vitin 2013, në një kohë kur ajo po kalonte nëpër një krizë, pasi për herë të parë në historinë e saj u gjet si e i treta në zgjedhjet parlamentare.

Sipas anketave, Partia Liberale mund të pësojë një humbje të rëndë nga opozita konservatore në zgjedhjet e rregullta të parapara për në tetor.

Dorëheqja e Trudos mund të shkaktojë thirrje të reja për zgjedhje të parakohshme për të formuar një qeveri që mund të punojë me administratën e presidentit amerikan, Donald Tramp.

Trampi kohët e fundit nën tallje e quajti Trudon si "guvernator" dhe përsëriti propozimin e tij që Kanadaja të bëhet shtet federal i SHBA-së.

foto: arkivi EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR