Gjykata turke i ka caktuar masë arresti prefektit të Stambollit
- Gjykata turke ka urdhëruar që prefekti i Stambollit, Ekrem Imamogllu, kundërshtari kryesor i presidentit Rexhep Taip Erdogan, të mbahet në paraburgim, raportojnë mediat turke.
- Post By Melahat Baftija
- 10:43, 23 mars, 2025

Stamboll, 23 mars 2025 (MIA) - Gjykata turke ka urdhëruar që prefekti i Stambollit, Ekrem Imamogllu, kundërshtari kryesor i presidentit Rexhep Taip Erdogan, të mbahet në paraburgim, raportojnë mediat turke.
Imamogllu, një figurë kyçe e opozitës, u arrestua të mërkurën me akuzat për korrupsion dhe ndihmë të një grupi terrorist.
Arrestimi i Imamogllut nxiti protesta masive, pavarësisht se autoritetet shtrënguan masat e sigurisë në shumë rrugë qendrore dhe ndaluan të gjitha tubimet dhe demonstratat në qytet deri më 26 mars.
Urdhri i gjyqtarit për paraburgim erdhi sot në lidhje me akuzën për korrupsion.
Erdogani mbrëmë i kritikoi protestat në Turqi dhe akuzoi forcën kryesore opozitare se po përpiqet të "shkatërrojë paqen". mb/
Foto: MIA