• e shtunë, 15 mars 2025

Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi vendimin për PDU-në në Karposh me të cilin parashikohet ndërtimi i një pompe të benzinës

Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi vendimin për PDU-në në Karposh me të cilin parashikohet ndërtimi i një pompe të benzinës

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi ta shfuqizojë  vendimin për miratimin e Planit të Detajuar Urbanistik për Komunën e Karposh.

Zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Bellovska, sot në brifing me mediat informoi se Gjykata në bazë të gjendjes faktike të konstatuar dhe dokumentacionit të analizuar, ka konstatuar se PDU-ja nuk përputhet me PPU-në, për shkak se parashikohet ndërtimi i pompës së benzinës, që është një objekt me klasë të dedikimit  E, në një vend që është planifikuar për gjelbërim dhe ndërtim të objekteve me dedikim A dhe B, gjegjësisht objekte banimi dhe pjesërisht objekte komerciale. 

 Më konkretisht hapësira ku është planifikuar ndërtimi i pompër së benzinës  është shënuar si një korridor nëpër të cilin kalon infrastruktura e ujit të ngrohtë, gazit, fekaleve dhe ujit.

Gjykata Kushtetuese  lidhur me këtë çështje vendosi rreth iniciativës së paraqitur nga Natasha Shurbanovska më 3 prill të vitit 2022.

Lidhur me pyetjen e kompensimit të mundshëm se pse nuk është ndërtuar pompa e benzinës, kush po ndërton dhe çfarë ndërton, Bellovska tha se pyetjet dhe informacionet e tilla nuk janë marrë parasysh, duke qenë se kompetencë e Gjykatës Kushtetuese është të vendos nëse ndonjë ligj është në përputhje me Kushtetutën dhe nëse ndonjë rregullore, siç është vendimi për PDU-në, është në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR