• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gjykatësi e pezulloi vendimin e Trampit për shfuqizimin e statusit juridik për 532.000 emigrantë

Gjykatësi e pezulloi vendimin e Trampit për shfuqizimin e statusit juridik për 532.000 emigrantë

Uashington, 15 prill 2025 (MIA) – Gjykatësi në Gjykatën Federale në Boston e bllokoi vendimin e administratës së presidentit amerikan Donald Tramp që ta marrë statusin juridik të 532.000 emigrantëve nga Kuba, Haiti, Venezuela dhe Nikaragua. 

Vendimi i gjykatëses Indira Talvani është më i riu me të cilën kontestohet presioni i Trampit për deportime të shpejta dhe masive të cilat konkretisht i targetojnë banorët e Amerikës Latine. 

Administrata e Trampit në fund të marsit shpalli fund të programit special, i cili ishte zbatuar në vitin 2023 nga administrata e kaluar e presidentit Xhozef Bajden. 

Ai program lejoi kubanët, haitianët, nikaraguanët dhe venezuelianët të qëndronin në SHBA për dy vjet për shkak të situatës me të drejtat e njeriut në vendet e tyre.

Programi mundësoi që rreth 532.000 emigrantë të hyjnë në vend, deri maksimalisht 30.000 në muaj. 

Gjykatësja Talvani urdhëroi ndërprerje urgjente të programit. Ajo tha se qeveria ka vepruar në bazë të interpretimit të gabuar të ligjit, duke pasur parasysh se u ndaluan procedurat për largimin e joshtetasve të cilët hynë në SHBA ilegalisht, por jo edhe për ata që ligjërisht janë në kuadër të programeve qeveritare.  

Pa atë pezullim gjyqësor, emigrantët të cilët hynë në SHBA në kuadër të programit do të duhet të largohen nga vendi deri më 24 prill, 30 ditë pas dhënies së urdhrit me të cilin ai ndërpritet. 

Gjatë fushatës së tij, Trampi premtoi se do të dëbojë “miliona” emigrantë pa dokumente. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR