Gjorgjievski në drekë me gra nga sektori i biznesit
- Kryetari aktual i Komunës së Kisella Vodës, kryetar i BNJVL-së dhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski mori pjesë në një drekë me gra nga sektori i biznesit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:25, 11 tetor, 2025
Shkup, 11 tetor 2025 (MIA) - Kryetari aktual i Komunës së Kisella Vodës, kryetar i BNJVL-së dhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski mori pjesë në një drekë me gra nga sektori i biznesit.
Ai në Fejsbuk njoftoi se me ftesë të rrjetit "Unë jam grua", sot, së bashku me bashkëshorten e tij, ishte në një takim me sipërmarrëse femra, profesoresha universiteti, drejtoresha, siç potencoi: "gra të forta, të pavarura dhe të suksesshme që e lëvizin Shkupin dhe ndërtojnë një Maqedoni më të fortë".

"Biseduam sinqerisht për sfidat dhe idetë që mund ta çojnë përpara qytetin tonë. Një gjë është e qartë - Shkupi duhet të bëhet përsëri një qytet i hapur, një qytet në të cilin komunikimi me qytetarët dhe sektorin afarist do të jetë i gjallë, i arritshëm dhe produktiv. I falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen e fortë që më japin, për frymëzimin dhe energjinë që sjellin", ka shkruar Gjorgjievski në rrjetin social.
Foto: Feejsbuku i Orce Gjorgjievskit