Gjorgievski: Në Gazi Babë do të shkruajmë histori në raundin e dytë
- Në Gazi Babë do të shkruajmë histori në raundin e dytë, tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni, Orce Gjorgjievski, i cili sonte u takua me qytetarët në Idrizovë dhe Stajkovc.
Shkup, 24 tetor 2025 (MIA) - Në Gazi Babë do të shkruajmë histori në raundin e dytë, tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni, Orce Gjorgjievski, i cili sonte u takua me qytetarët në Idrizovë dhe Stajkovc.
"Faleminderit për mbështetjen bindëse dhe diferencën më të madhe në vota pikërisht këtu. Përveç nderit, kjo është edhe një përgjegjësi e madhe që e pranoj me gjithë zemër. Gjithashtu e përgëzoj mikun tim Boban Stefkovski për fitoren e tij në raundin e parë, postoi Gjorgjievski në profilin e tij në Fejsbuk.

Gjorgjievski, në mandatin e tij të ri, paralajmëron përmirësim të furnizimit me ujë përmes një lidhjeje me tubacionin kryesor.
"Përveç ndërtimit të dy korsive të reja dhe dy zonave për këmbësorë në bulevardin "Kroacia", si pjesë e të njëjtit projekt do të instalohet edhe një rrjet i ri ujësjellësi. Me këtë, më në fund, pas tre dekadash, Cresheva dhe Smilkovci do të kenë furnizim normal me ujë", njoftoi Gjorgjievski.
Gjorgjievski paralajmëron edhe një zgjidhje urgjente për problemet me NQP-në dhe Higjienën Komunale.
"Jam i vetëdijshëm për të gjitha problemet në ndërmarrjet publike, por sot jam më i motivuar se kurrë për t'i zgjidhur ato, me mbështetje të fortë nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe një vullnet të qartë për të punuar. 60 autobusë janë gati dhe vetëm presin dritën e gjelbër, ndërsa me 40 të tjerë që do t'i servisojmë, Shkupi do të marrë menjëherë 100 autobusë funksionalë", paralajmëron Gjorgjievski.

Në buxhetin e ri Gjorgjievski , gjithashtu, paralajmëro një milion euro për kanalizimin e ri në Idrizovë.
"Nuk po vij, të respektuar, me fjalë boshe. Po vij me kredibilitet, me punë pas meje dhe me një vizion të qartë përpara. Së bashku me Bobin, po i përveshim mëngët dhe po fillojmë punën menjëherë. Është koha për veprime konkrete dhe një faqe të re zhvillimi në Gazi Babë dhe Shkup. Le të dalim masivisht dhe në një referendum dhe të zgjedhim më të mirën që po vjen", njoftoi Gjorgjievski. ls/
Foto: FB i Orce Gjerogjievskit