• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjermania për shkak të kampionatit evropian vendos kontrolle në të gjitha kufijtë

Gjermania për shkak të kampionatit evropian vendos kontrolle në të gjitha kufijtë

Berlin, 7 maj 2024 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nensi Fezer mori vendim për suspendimin e Shengen sistemit dhe vendosjen e kontrolleve në kufi në të gjitha kufijtë në prag të Kampionatit evropian në futboll, publikuan mediumet gjermane. Kampionati do të mbahet nga 14 qershor deri 14 korrik këtë vit.

Vitin e kaluar ministrja kishte dyshime për marrjen e vendimit të tillë, edhe pse janë regjistruar numër i madh i migrimeve ilegale. Madje në tetor policia federale filloi t'i kontrollojë kufijtë me Poloninë, Çekinë, Austrinë dhe Zvicrën, shkruan Feniks.

Fezer tani vendos kontrolle në të gjitha kufijtë e jashtëm të Gjermanisë për Kampionatin evropian në futboll, nikoqir i të cilit është Gjermania. Ajo këtë kumtoi gjatë vizitës në stacionin për kontroll kufitar në A6 në Vajd'haus, në shtetin federal Bavaria.

Kontrolli i plotë i kufijve gjermanë duhet të zgjat deri nga fundi i Kampionatit evropian. Atëherë do të skadojnë edhe afatet për kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR