• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjenerali Zamir: Marrëveshja për pengjet është në tryezë, duhet ta pranojmë, vendimi është i Netanjahut

Gjenerali Zamir: Marrëveshja për pengjet është në tryezë, duhet ta pranojmë, vendimi është i Netanjahut

Tel Aviv, 25 gusht 2025 (MIA) - Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) Ejal Zamir deklaroi se gjatë vizitës së bazës detare në Haifa, Izraeli duhet ta pranojë marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe se tani gjithçka është në duart e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, publikoi Kanal 13.

"Marrëveshja për pengjet është në tryezë, duhet ta pranojmë", tha Zamir.

Ai theksoi se IDF "ka krijuar kushte adekuate për arritjen e marrëveshjes" dhe se tani i takon kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ta marrë vendimin përfundimtar, publikoi "Tajms of Izrael".

Familjet e pengjeve që  mban Hamasi në Rripin e Gazës protestuan dje para shtëpive të ministrave izraelit duke kërkuar marrëveshje për armëpushim", publikuan mediat lokale.

Besohet se 20 pengje ende janë gjallë, por ekziston brengë serioze për gjendjen e dy pengjeve. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR