• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - LAMM njoftoi se prej orës 5:30 në rrugën rajonale Zërnovc - Ponikvë më saktë në vendin e quajtur "Udhëkryqi Bellska", rreth 50 qytetarë me 20 automjete mbajnë protestë publike e cila do të zgjasë edhe në ditët e ardhshme. Komunikacioni zhvillohet në një korsi rrugore drejt Ponikvës dhe fshatit Beli. 

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

QËNDRONI TË LIDHUR