• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

29 dhjetor  2023 

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar deri në 100 metra ka në aksin rrugor Shkup - Demir kapi.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.   

Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim zgjat deri më 15.03.2024. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  

Duke filluar nga data 15.11.2023, aksi rrugor Ohër - Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica do të jetë i mbyllur  për komunikacion të automjeteve. Në atë vend do të vendoset ainjalistikë adekuate e komunikacionit. Ky regjim kohor do të zgjasë deri më 01.04.2024.  

Duke filluar nga data 11.12.2023 do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në autostradën A3, seksioni Prilep- Manastir për shkak të kryerjes së hulumtimeve gjeoteknike në rrugë. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit do të zhvillohet në përputhje me projektin e miratuar të qarkullimit. Luten të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që ta respektojnë sinjalistikën e përkohshme të komunikacionit dhe të përshtaten me kushtet e rrugës. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit është i vlefshëm 6 muaj, gjegjësisht deri në përfundimin e punimeve ndërtimore. 

Duke filluar nga data 05.12.2023 do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në rrugën shtetërore A2, aksi Tetovë-Gostivar në të dyja drejtimet e lëvizjes për shkak të kryerjes së hulumtimeve gjeoteknike në rrugë. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit do të zhvillohet në përputhje me projektin e miratuar të qarkullimit. Luten të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që ta respektojnë sinjalistikën e përkohshme të komunikacionit dhe të përshtaten me kushtet e rrugës. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit është i vlefshëm  6 muaj, gjegjësisht deri në përfundimin e punëve ndërtimore. 

Duke filluar nga data 24.11.2023 nga ora 16:00, regjimi i komunikacionit në seksionin e autostradës A-1, Kumanovë - GP "Tabanoc", më saktë Kumanovë-Kriva Pallankë, korsia  e djathtë për ndalje dhe ndalim të detyruar do të mbyllet për qarkullim në gjatësi prej 500 m, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet në korsinë e komunikacionit për ngasje dhe parakalim. 

SHN Granit SHA Shkup njofton se sipas miratimit të lëshuar për regjim të përkohshëm të komunikacionit për shkak të punimeve ndërtimore në autostradën A4, segmenti VK "Bllacë" - Shkup (kryqëzimi "Stenkovec") nënseksioni 1 - nga 08.11.2023. rruga ekzistuese lokale për në f. Bllacë nga autostrada A4 para vendkalimit kufitar do të mbyllet, ndërsa qasja në fshatin Bllacë do të sigurohet me rrugë të përkohshme para vendkalimit kufitar, sipas sinjalistikës së vendosur në komunikacion.  

Mbetet regjimi i përkohshëm i qarkullimit të vendosur më parë, sipas të cilit 2 km para vendkalimit kufitar "Bllacë" në vendin e kryerjes së punëve ndërtimore komunikacioni zhvillohet sipas regjimit të komunikacionit me dy drejtime (me dy rrethrrotullime të reja) dhe është vendosur sinjalistikë përkatëse.  

Më 07.11.2023 nga ora 13:00 është kryer një ndryshim i përkohshëm i regjimit të qarkullimit në pjesën e autostradës A1, Petrovec - Katllanovë - rehabilitim duke zgjeruar autostradën A1 (rruga majtas dhe djathtas në të dy drejtimet) në gjatësi prej 6000 m, qarkullimi do të zhvillohet në rrugën e sapondërtuar (Katllanovë – Petrovec) dykahëshe, me sinjalistikë të vendosur vertikalisht, ndërsa rruga Petrovec – Katllanovë do të jetë e mbyllur për qarkullim.  

Nga data 24.10.2023 filloi rikonstruimi i rrugës rajonale 1301 (Ohër-Shën Naum). Komunikacioni do të zhvillohet pa ndërprerë dhe do të rregullohet me sinjalistikë përkatëse. 

Nga data 23.10.2023 do të fillojë rikonstruimi i stacionit ekzistues të pagesave rrugore të Zhelinës, në rrugën shtetërore A2 - pjesa Shkup - Tetovë. Qarkullimi në autostradë do të zhvillohet sipas orarit të miratuar të qarkullimit.

SHN Granit SHA Shkup njofton se sipas miratimit të lëshuar për regjimin e përkohshëm të komunikacionit të autostradës A4, seksioni VK "Bllacë"-Shkup (kryqëzimi "Stenkovec") Nënseksioni 1  - zgjerimi i rrugës ekzistuese A4 nga VK  "Bllacë" deri në f. Bllacë, deri në nivel të autostradës dhe ndërtimi i një pjese të autostradës me kryqëzim për t'u lidhur me një rrugë lokale për në f. Bllacë, 2 km para vendkalimit kufitar "Bllacë" nga data 06.10.2022. në kantierin e punimeve të ndërtimit po zhvillohet një regjim i ri i përkohshëm i komunikacionit me dy drejtime (me dy rrethrrotullime), me sinjalistikë të vendosur në mënyrë përkatëse. Komunikacioni po zhvillohet vazhdimisht pa ndalesa. 

Nga data 11.09.2023 është vendosur regjim i përkohshëm rrugor në tunelin e aksit rrugor Bllacë - Shkup, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore - sanimi i tunelit. Do të ketë sinjalizim ndriçues me lëshim të njëpasnjëshëm të automjeteve.  

BION SHPK Tetovë njofton se nga data 20.05.2023 në aksin rrugor "Rruga shtetërore A3, pjesa: Bukovë - Ohër, nënndarja Bukovë - hyrje në Ohër" ka ndryshim të regjimit të përkohshëm të komunikacionit për shkak të kryerjes së punëve të parapara në objektin "Vendosja e sinjalistikës dhe pajisjeve të komunikacionit në rrugën shtetërore A3, pjesa Bukovë – Ohër, nënseksioni Bukovë – hyrja në Ohër". Modaliteti do të jetë sipas projektit të trafikut. Punimet në objekt janë planifikuar të përfundojnë më 29.02. 2024. 

Nga data 14.06.2023 filloi projekti "Rehabilitimi i karkasës në rrugën R1303, pjesa Makedonski Brod – Prilep, vendkalimi Barbaros". Qarkullimi në këtë rrugë do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi maksimale 30 km/h.

Për shkak realizimit të punimeve ndërtimore (rindërtimi i rrugës) në rrugën Podmolje - Ohër në autostradën A3, komunikacioni do të rikahëzohet përmes rrugës rajonale R-1208. Punimet do të nisin më 9 qershor 2023 dhe në vendngjarje do të vendoset sinjalistika përkatëse e trafikut. 

 DGT Zhikol SHPKNJ njoftoi se në ditën 10.5.2023 për shkak të realizimit të aktiviteteve ndërtimore në seksionin Strumicë - Dabiljë, është vendosur regjim i përkohshëm komunikacioni. 

Nga data 26.4.2023 filluan aktivitetet ndërtimore në Rrugën Shtetërore A1, në drejtim nga Demir Kapia në Negotinë, për të cilën do të ndryshohet regjimi i qarkullimit me mbylljen e plotë të autostradës në kryqëzimin Demir Kapi, ndërsa qarkullimi do të ridrejtohet në Rrugën Rajonale R1102.  

 Duke filluar nga data 06.03.2023, në autostradën A1, pjesa Petrovec - Katllanovë, filluan aktivitetet ndërtimore, për këtë arsye ka ndryshuar regjimi i lëvizjes së automjeteve. Qarkullimi po zhvillohet pa probleme dhe rekomandohet qasje e kujdesshme. 

Sipas informacioneve të DGT Zhikoll, për shkak të punimeve ndërtimore në rrugën shtetërore A2, aksi rrugor Milladinovc-Hipodrom, komunikacioni  në autostradë do të zhvillohet sipas regjimit kohor. 

Për shkak të kryerjes së punimeve në rrugën e shpejtë nga Gradsko deri në Drenovë, në rrugën shtetërore A1, aksi Veles – Negotinë, do të zbatohet ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit. Regjimi i përkohshëm do të zbatohet në të dyja drejtimet në autostradën E-75. Komunikacioni do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi V=80 km/h në zonën e sheshndërtimit. Regjimi do të zbatohet deri në ndërtimin e plotë të qarkores së re Gradsko. 

 "Stenton gradba SHPK" njofton për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore A1, segmenti Gradsko-Prilep (Farishë-Prilep), konkretisht pas urës në lumin Raec drejt Pletvarit për shkak të aktiviteteve ndërtimore nga data 02.03.2022. në lidhje me projektin Rehabilitimi i rrugës shtetërore A1, pjesa Farish-Prilep dhe do të zgjasë në12 muajt e ardhshëm. Për shkak të punimeve ndërtimore do të ketë ndryshim të qarkullimit në dy korsi, drejtuesit e mjeteve duhet t’i respektojnë sinjalizuesit e vendosur në rrugë dhe të lëvizin me shpejtësi të ulur gjatë kalimit në aksin ku po zhvillohen punimet.   

 Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes. 

Qendra Informative

Tel. (02)15-555

________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR