• e premte, 05 korrik 2024

Gjendet një banor i vdekur nga Prilepi në mes të një ferme derrash në periferi të qytetit

Gjendet një banor i vdekur nga Prilepi në mes të një ferme derrash në periferi të qytetit

Prilep, 17 janar 2024 (MIA) - Një 80-vjeçar nga Prilepi sot paradite është gjetur i pajetë në oborrin e një ferme në periferi të Prilepit, afër rrugës së vjetër për Manastir. Ndihma urgjente mjekësore e konfirmoi vdekjen, por se edhe se pjesë të trupit të tij ishin ngrënë nga derrat. Inspektim është kryer nga policia dhe prokurori themelor publik i cili urdhëroi kryerje të autopsisë për të konstatuar shkaqet për vdekjen e personit nga Prilepi.

Ekipi i Ndihmës urgjente mjekësore thirrjen e ka marrë rreth orës 11.

Nga Prokuroria themelore publike thonë se është urdhëruar kryerje e autopsisë dhe detaje tjera për rastin nuk kanë.

"Në inspektim në vendin e ngjarjes ishim rreth orës 12. Ndihma urgjente konstatoi vdekje dhe urdhërova kryerje të autopsisë së trupit të personit të vdekur, që të konstatohen shkaqet për vdekjen. Trupin e të vdekurit e ka gjetur djali i tij", deklaroi prokurorja themelore publike, Lidija Salatoska Ilieska. ls/ 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR