• e enjte, 27 qershor 2024

Gjatë valës së të nxehtit katërditor në Greqi kanë shpërthyer rreth 200 zjarre

Gjatë valës së të nxehtit katërditor në Greqi kanë shpërthyer rreth 200 zjarre

Athinë, 18 qershor 2024 (MIA) - Javën e kaluar gjatë kohës së valës katërditore të të nxehtit kanë shpërthyer rreth 200 zjarre me të cilat me kohë jemi përballur para se të përhapen, falë përpjekjeve të mëdha të zjarrfikësve dhe të gjitha forcave të mbrojtjes civile, tha ministri për kriza klimatike dhe mbrojtje civile të Greqisë Vasilis Kikilas, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kikilas tha se nga dita e sotme dhe gjatë fundjavës, ka rrezik të shtuar për zjarre, pra, siç tha ai, “harta e rrezikut do të jetë një hap përpara nivelit të alarmit të kuq”, për shkak të bimësisë së thatë nga temperaturat e larta në periudhën e kaluar në kombinim me rritjen e temperaturës dhe erës së përforcuar.

“Bëhet fjalë për koktejin më të rrezikshëm për shfaqjen e zjarreve që në pak minuta mund të arrijë përmasa të pakontrollueshme”, tha Kikilas.

Ai tha se çdo gjë gjatë kësaj periudhe që mund të shkaktojë edhe një shkëndijë më të vogël, si djegia apo skarë është e ndaluar me ligj gjatë sezonit të zjarreve dhe theksoi se i gjithë mekanizmi shtetëror do të jetë në gatishmëri me patrullime të shtuara në tokë dhe me ndihmën e dronëve nga ajri.

QËNDRONI TË LIDHUR