• e diel, 01 shtator 2024

Gjatë fundjavës mot me diell dhe me vranësira të vogla

Gjatë fundjavës mot me diell dhe me vranësira të vogla

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Gjatë fundjavës moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare, posaçërisht të dielën, kumtoi DPHM.

Moti nesër do të jetë me diell dhe i qetë, me temperaturë ditore deri 17 gradë. Të dielën do të mbajë mot me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e matur, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit, erë pëkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 4 gradë, ndërsa maksimalja deri 19 gradë.

Në ditë e para të javës së ardhshme do të ketë vranësira të shtuara me kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë edje erë e matur nga drejtimi verior.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë në interval prej -4 deri 4, ndërsa të ditës prej 7 deri 19 gradë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR