• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjashtë portugezë padisin 33 vende për mosndërmarrje të masave kundër krizës klimatike

Gjashtë portugezë padisin 33 vende për mosndërmarrje të masave kundër krizës klimatike

Bruksel, 27 shtator 2023 (MIA) - Në Gjykatën evropiane për të drejta të njeriut (GJEDNJ) në Strasburg sot duhet të mbahet dëgjimi rreth padisë së ngritur nga gjashtë të rinj portugezë kundër Portugalisë dhe 32 shteteve të tjera të Evropës, me të cilën kërkojnë që qeverive të këtyre vendeve t'u shqiptohet akt-vendimi me të cilin do të detyrohen ta përforcojnë luftën kundër krizës klimatike.

Sipas shoqatës portugeze për mbrojtje të mjedisit jetësor "Zero", nisma e këtillë është inicuar sepse vendet "nuk kanë bërë mjaftueshëm" me aktivitetet e tyre për mbrojtje të klimës.

Në kumtesën e "Zero"-s ceket se gjashtë të rinj e kanë ngritur padinë në shtator të vitit 2020, pasi që "kishin qenë dëshmitarë të zjarreve shkatërruese dhe valëve gjithnjë e më intensive të motit të nxehtë".

Parashtruesit e padisë theksojnë se aktivitetet klimatike të vendeve "të akuzuara" nuk janë të mjaftueshme për mbrojtje të këtyre të drejtave themelore, përfshirë edhe të drejtën e tyre për jetë dhe të mirëqenies fizike dhe mendore.

Sipas "Zero"-s, e cila thekson se bëhet fjalë për "padinë më të madhe klimatike të ngritur deri më tani", qeveritë evropiane kanë obligim ligjor të veprojnë urgjentisht për të parandaluar katastrofa klimatike dhe të ndërmarrin masa shumë më radikale dhe urgjente për ulje të emetimeve të gazrave të dëmshme që e shkaktojnë efektin e kopshtit të qelqtë.

"Të rinjve po u skadon koha për mbrojtje të së ardhmes së vet. BE-ja duhet urgjentisht t'i ukë bruto emetimet (të gazrave të dëmshme) për së paku 65 për qind deri në vitin 2030 dhe të arrijë zero neto emetime më së voni deri në vitin 2040", thekson "Zero" në kumtesë.

Rreth rastit i cili zyrtarisht zhvillohet si "Duarte Agostinjo dhe të tjerët kundër 33 shteteve", do të vendosë Këshilli i madh i Gjykatës i përbërë nga 22 anëtarë nën kryesimin e Shiofra O'Liri, ndërsa në përbërje të të cilit është edhe gjykatësi Jovan Ilievski.

Në listën e shteteve të paditura janë 27 vendet anëtare të BE-së, si dhe Britania e Madhe, Norvegjia, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Zvicra.

Gjykata duhet të deklarohet rreth padisë në 18 muajt në vijim dhe nëse shqipton akt-vendim, sipas pritjeve të "Zero"-s, ai do të paraqesë një lloj "marrëveshje të re të obligueshme ligjore", që drejtpërdrejtë do t'i obligojë qeveritë e shteteve të paditura të veprojnë urgjentisht kundër krizës klimatike.

"Bashkimi Evropian duhet ta përshpejtojë aksionin e vet klimatik dhe ta rrisë ambicien e vet për t'i mbrojtur qytetarët nga ndryshimet e rrezikshme klimatike", shton "zero" në kumtesë. ab/

Foto: Gjykata evropiane për të drejta të njeriut

QËNDRONI TË LIDHUR