• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjashtë aeroplanët e parë "Rafal" në Kroaci arrijnë këtë javë

Gjashtë aeroplanët e parë

Zagreb, 23 prill 2024 (MIA) - Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq sot kumtoi se këtë javë do të arrijnë në Kroaci gjashtë të parët nga gjithsej 12 aeroplanët e blerë luftarak "Rafal".

"Me fluturimin historik nga Bordoja drejt Zagrebit, pilotët e forcave ajrore kroate, të cilët u trajnuan në Francë, të enjten do t'i sjellin gjuajtësit e fuqishëm dhe mbrojtësit e rinj të hapësirës ajrore kroate", shkroi Anushiq në rrejtin social X.

Ai shtoi se modernizimi i flotës ajrore është investimi më i madh i Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes në sigurinë e shtetit.

Në vitin 2021 Kroacia nënshkruajti marrëveshje me Francën për blerjen e 12 aeroplanëve luftarak të prëdorur "Rafal" në vlerë prej 999 milionë euro.

Aeroplani i parë u mor në tetor të vitit të kaluar në bazën ajrore franceze në Mon de Marsan.

Në Francë për trajnim u dërguan rreth 90 anëtarë të personelit teknik dhe fluturues. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR