• e premte, 22 nëntor 2024

Gjarpër në aeroplan shkaktoi aterim të detyrueshëm në Afrikën Jugore

Gjarpër në aeroplan shkaktoi aterim të detyrueshëm në Afrikën Jugore

Pretoria, 6 prill 2023 (MIA) - Në një fluturim nga Blumfojten deri në Pretoria në Republikën e Afrikës Jugore, piloti Rudolf Erazmus është detyruar të aterojë për shkak të një kobre të verdhë në karrigen e aeroplanit.

Në aeroplanin privat "Biçkraft baron 58" ka pasur katër udhëtarë (dhe një gjarpër). Prania e një zvarraniku në aeroplan, edhe pse gjithmonë shokuese dhe tmerruese për të gjithë, nuk është e pazakontë. Ndryshe, dy të të punësuar në aero-klubin "Uorçester", prej ku për herë të parë ka fluturuar aeroplani, kanë konfirmuar se paraprakisht e kanë vërejtur gjarprin nën fluturake dhe se janë përpjekur ta kapin, por pa sukses - ai ka ikur.

Erazmus pastaj është përpjekur ta gjejë gjarprin para se të fluturojë aeroplanil, por meqë nuk ka pasur ka supozuar se ajo është nxjerrë nga aeroplani.

Piloti thotë se nuk ndjehet "i veçantë" pas hapit të tij të qetë dhe të pabërë dhe aterimi.

"Mendoj se lavdëratat janë pak të tepërta, sepse edhe udhëtarët ishin të qetë", shtoi ai.

Kafshimi i kobrës së verdhë mund të jetë vdekjeprurës. mb/

Foto. Fiksabej

QËNDRONI TË LIDHUR