• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gir: Vendet të cilat dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së, duhet t'i bëjnë reformat të cilat janë të domosdoshme

Gir: Vendet të cilat dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së, duhet t'i bëjnë reformat të cilat janë të domosdoshme

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Euroambasadori Dejvid Gir sot pasdite në Kuvend porositi se zgjerimi i BE-së është investim gjeostrategjik i Unionit dhe se vendet të cilat dëshirojnë të bëhen anëtare, duhet t'i bëjnë reformat të cilat janë të domosdoshme.

"Ky është momenti thelbësor për zgjerimin në përputhje me Bashkimin Evropian dhe më gjerë. Mendoj se secili që i ndjekë ngjarjet në vetë BE-në, nuk do të mund ta anashkalonte këtë ndjenjë të urgjencës, dinamikës dhe forcës shtytëse për çështjen e zgjerimit. Kjo reflektohet edhe në deklaratën e kohëmëparshme që doli nga Samiti në Granadë që e përshkroi zgjerimin so investim gjeostrategjik të Bashkimit Evropian në paqe, siguri dhe prosperitet", tha Gir sot pasdite në Sesionin e tretë në kuadër të Konferencës për dialog ndërparlamentar për avancimin e mëtejmë të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Detyra e vendeve të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së, siç theksoi Gir, është t'i kompletojnë reformat e domosdoshme të cilat janë me rëndësi thelbësore  - sundimi i së drejtës, reforma e administratës publike dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

"Sundimi i së drejtës është me rëndësi të veçantë ku nuk guxon të ekzistojë kompromis apo shkurtim i proceseve. Sot, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka me të vërtetë diskutim të gjallë për këto çështje. Kjo është diçka që po ndodhë në tërë Ballkanin Perëndimor", tha Gir.

Qëllimi i reformave të vërteta, siç theksoi, nuk është vetëm të jetë i kënaqur Bashkimi Evropian, por edhe të krojohet bazë për prosperitet, stabilitet, demokraci dhe siguri.

"Nga ana jonë, ne kemi detyrë shtëpie që duhet ta kryejmë. Nëse nuk flasim për reforma në bashkimin Evropian. atëherë nuk i qasemi seriozisht çështjes për zgjerim dhe prandaj mendoj se në BE nuk mund të fillohet nga reformat, e më pas të shkohet drejt zgjerimit, por të punojmë paralelisht në mëynrë që së bashku me Ballkanin Perëndimor të përgatitemi për të ardhmen", tha euroambasadori Gir.

Sipas Aleksandar Nikollovskit, kryetar i Këshillit nacional për eurointegrime dhe anëtar i Delegacionit të Maqedonisë së Veriut në APKE, nevojitet partneritet strategjik mes BE-së dhe Këshillit të Evropës lidhur me vlerat e përbashkëta që me qëllim, siç tha, të intensifikohet dialogu politik dhe të përshpejtohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

"Bashkëpunimi më i fuqishëm do të mundësojë gjithashtu shfrytëzim më të mirë të të jgitha mundësive që i jep Këshilli i Evropës i cili ka ekspertizë seriote para së gjithash në pjesën e sundimit të së drejtës, demorkacisë dhe të drejtave të njeriut, jo rastësisht edhe Gjykata evropiane për të drejta të njeriut është nën kompetenca të Këshillit të Evropës", tha Nikollovski. ab/

Foto: Printskrin nga video

 

QËNDRONI TË LIDHUR