• e enjte, 27 qershor 2024

GD të VMRO-DPMNE-së dhe ministri Toshkovski kanë parashtruar ndryshime ligjore për pasaportat dhe patentat e shoferëve

GD të VMRO-DPMNE-së dhe ministri Toshkovski kanë parashtruar ndryshime ligjore për pasaportat dhe patentat e shoferëve

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Pançe Toshkovski në konferencën e sotme për shtyp para Kuvendit njoftoi se këtë mëngjes në Qeveri ka parasthruar ndryshime ligjore të Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për siguri në trafik dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumente të udhëtimit të shtetasve, me procedurë të shkurtuar. Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së këto ndryshime ligjore këtë mëngjes i ka parashtruar në arkivën e Kuvendit dhe kërkesë për konvokim të seancës urgjente për këtë çështje me nënshkrime prej 20 deputetëve.

Toshkovski sqaroi se në ndryshimet ligjore nevojitet një ndryshim prej katër numrash në të dy ligjet.

Sipas koordinatorit të grupit të deputetëve të VNRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në vetë vendimet ligjore punohet për ndryshim të dispozitave nga dy ligjet, të cilat parashikojnë përfundim të afateve në lidhje me këtë vendim ligjor për dokumentet e udhëtimit dhe për patentat. Me këtë ndryshim, tha ai do të vazhdohet dispozita që të mund të vlejnë edhe në periudhën e ardhshme

Toshkovski tha se nuk ka numër të mjaftueshëm të ekzemplarëve për pasaporta dhe patenta që të përmbushen nevojat e qytetarëve. mb/

Foto:printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR