• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gashi u takua me ministrin e Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Tafik F. Albaria

Gashi u takua me ministrin e Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Tafik F. Albaria

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Tafik F. Alrabia, ministër i Haxhit i Mbretërisë së Arabisë Saudite, informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit. Gjatë kësaj Gashi shfaqi shpresën se marrëdhëniet e hapura dhe miqësore midis dy vendeve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me përkushtim për hapjen e mundësive më të mëdha për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

"Ai theksoi se Maqedonia e Veriut si shtet multietnik, i cili mbështetet në parimet e mirëkuptimit të ndërsjellë, tolerancës dhe respektimit të së drejtës për vetëvendosje, respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve të saj për të praktikuar fenë së cilës i besojnë dhe i përkasin. Kryetari theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut bën përpjekje të mëdha në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Informoi se në Kuvend në vazhdimësi është duke u formuar Grupi i Bashkëpunimit me parlamentet e vendeve të Lindjes së Afërt dhe të Gjirit Arabik", thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Ministri Tafik F. Alrabia theksoi se pret që miqësia dhe bashkëpunimi që ekziston midis dy vendeve të forcohet edhe më shumë në të ardhmen. Ai theksoi se marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë vendosur në vitin 1995 dhe vitin e ardhshëm do të shënohet 30-vjetori i bashkëpunimit të ndërsjellë.

Të dy bashkëbiseduesit u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit në më shumë fusha, përfshirë ekonominë, si dhe përmirësimin e komunikimit të transportit. Në takim u theksua se të dyja vendet kanë për obligim t'i promovojnë parimet e tolerancës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. fc/

Fotografia: Kuvendi i RMV-së

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR