• e martë, 24 dhjetor 2024

Gashi: Do të kujdesem ta ngre nivelin e Kuvendit, të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve

Gashi: Do të kujdesem ta ngre nivelin e Kuvendit, të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Jovan Mitreski sot pasdite ia dorëzoi Afrim Gashit funksionin e kryetarit të Kuvendit dhe ia uroi zgjedhjen.

"i falënderoj të gjithë qytetarët që votuan në zgjedhje dhe të gjithë deputteëve që më mbështetën. Personalisht do të kudjesem që kuvendin ta ngre në nivel më të lartë, të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve", deklaroi Gashi.

Ai paralajmëroi bashkëpunim me, siç tha, të gjitha partitë politike.

"Më me rëndësi është t'i përforcojmë institucionet, të piqemi si shtet dhe si institucione", potencoi Gashi.

Mitreski i dëshiroi Gashit sukses në punë.

"Në mënyrën më demokratike dëshiroj ta respektoj vullnetin e shumicës së kryesuar nga VMRO-DPMNE, Afrim Gashi të zgjedhet kryetar i Kuvendit dhe njëherit ta uroj. I dëshiroj sukses në punë edhe atin edhe Kuvendit në tërësi, përfshirë të gjithë deputetët. Kuvendi në një vend demokratik është një nga institucionet më të rëndësishme në të cilin zhvillohen të gjitha proceset e rëndësishme për shtetin. Prandaj është shumë me rëndësi edhe në periudhën në vijim të vazhdojë të përfprcohet pavarësia e tij, të përforcohet mekanizmi i tij kontrollues, transparenca. Vetëm në atë mënyrë do të vazhdojmë ta kthejmë besimin e qytetarëve në Shtëpinë ligjvënëse", theksoi Mitreski.

Ai i falënderoi shërbimet e Kuvendit për bashkëpunimin e deritanishëm, për përkushtimin e tyre dhe profesionalitetin, ndërsa i falënderoi edhe mediumet. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR