Gashi: Dita e Evropës është simbol i paqes, unitetit dhe të ardhmes së përbashkët të popujve evropianë
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar Ditën e Evropës- 9 Majin duke shtuar se kjo ditë është simbol i paqes, unitetit dhe të ardhmes së përbashkët të popujve evropianë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:41, 9 maj, 2025
Shkup, 9 maj 2025 (MIA)- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar Ditën e Evropës- 9 Majin duke shtuar se kjo ditë është simbol i paqes, unitetit dhe të ardhmes së përbashkët të popujve evropianë.
"Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, uroj këtë ditë të rëndësishme që na rikujton rëndësinë e solidaritetit, bashkëpunimit dhe kultivimit të vlerave evropiane", thekson Gashi.
Ai ka thënë se perspektiva evropiane për vendin mbetet një synim i qartë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, stabilitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët.
"Si bartës i legjitimitetit demokratik, Kuvendi do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në avancimin e proceseve reformuese dhe në përputhjen me standardet evropiane. 9 Maji le të jetë nxitje për një përkushtim edhe më të madh ndaj së ardhmes sonë evropiane!", thotë në urimin e tij Gashi.
Foto: arkivi i MIA-s