• e enjte, 01 gusht 2024

Galant: Izraeli nuk ka për qëllim eskalimin e konfliktit

Galant: Izraeli nuk ka për qëllim eskalimin e konfliktit

Jerusalem, 31 korrik 2024 (MIA) - Izraeli nuk synon eskalimin e konfliktit, por përgatitet të ballafaqohet me të gjitha skenaret, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant.

Ai u takua me oficerët e mbrojtjes ajrore, me ç'rast u bisedua për vrasjen e komandantit të lartë ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukër, i cili sipas Izraelit është përgjegjës për sulmin raketor më 26 korrik, me ç'rast humbën jetën 12 fëmijë dhe tinejxherë në Rafshnaltën e Golanit, të okupuar nga Izraeli. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR