• e diel, 22 dhjetor 2024

Gërkovska: Bashkëpunimi është një faktor kyç për përballje me kërcënimet hibride dhe për një transformim digjital më të sigurt të shoqërisë

Gërkovska: Bashkëpunimi është një faktor kyç për përballje me kërcënimet hibride dhe për një transformim digjital më të sigurt të shoqërisë

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Me përparimin e shpejtë në teknologji, siguria kibernetike është bërë më e rëndësishme se kurrë më parë dhe zbatimi i procesit të transformimit digjital duhet të merret shumë seriozisht nga të gjitha palët. Në këtë drejtim, zgjidhja e re ligjore e propozuar për Ligjin për Sigurinë e sistemeve të rrjetit dhe informacionit dhe transformimit digjital, që u diskutua dje në Këshillin Kombëtar për transformim digjital të shoqëris  të cilin unë e drejtoj, parashikon ngritjen e një agjencie të posaçme e cila do të jetë përgjegjëse për këtë çështje, theksoi zëvendëskryeministrja përgjegjës për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska në Dialogun rajonal për politikat kibernetike, që mbahet sot në Shkup.

Zëvendëskryeministrja siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, iu referua përpjekjeve që vendi ynë ka ndërmarrë vitet e fundit në këtë fushë, duke synuar krijimin dhe forcimin e kapaciteteve, koordinimin e mbështetjes së donatorëve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, me të cilin ne si një vend i rrisim aftësitë tona për përballje me sfidat komplekse që lidhen me sigurinë kibernetike.

Duke folur për kërcënimet hibride që rrezikojnë shoqëritë demokratike dhe minojnë besimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Gërkovska iu referua sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturës së TI-së dhe shërbimeve digjitale, si dhe dezinformatave që shfrytëzojnë dallimet ekzistuese, përhapin frikë tek qytetarët dhe propagandojnë mosbesim në institucionet demokratike.

"Është koha që të gjitha qeveritë në rajon dhe të gjitha palët e interesuara në shoqëritë tona të përqendrohen më shumë në ndërtimin e rezistencës ndaj luftës hibride, sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve të tjera që lidhen me ndikimet e dëmshme të huaja dhe fushatat e dezinformimit. Qasja që përfshin të gjitha palët në shoqëri është e vetmja metodë që mund të japë rezultate dhe për këtë arsye duhet të inkurajohet bashkëpunimi ndërmjet qeverive, mediave dhe shoqërisë civile, si dhe shkëmbimi i praktikave dhe njohurive në nivel rajonal, përfundoi Gërkovska. ls/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR