• e martë, 26 nëntor 2024

Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon nga data 4 deri më 22 prill, për ato parlamentare nga 18 prill deri më 6 maj

Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon nga data 4 deri më 22 prill, për ato parlamentare nga 18 prill deri më 6 maj

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj të këtij viti fillon më 18 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të 6 majit, bën të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas librit të afateve të miratuar nga KSHZ, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit nuk guxon të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve.

Rezultatet e sondazheve të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen më së voni pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, më së voni më 2 maj deri në orën 24:00.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për deputetë duhet të dorëzohen në KSHZ më së voni deri më 2 prill, deri në orës 24:00 - 35 ditë para ditës së zgjedhjeve. Mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhjet presidenciale fillon më 23 shkurt dhe zgjat deri më 8 mars deri në orën 24:00. Kur bartësi i listës së kandidatëve për president është një grup zgjedhësish nevojiten të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në Listën zgjedhore. Nga ana tjetër kur bartës i listës së kandidatit për president janë deputetë, duhet të mblidhen të paktën 30 nënshkrime të deputetëve.

Shortin për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve për deputetë KSHZ-ja do ta mbajë më së voni më 13 prill.

null

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të cilat duhet të mbahen më 8 maj, do të jetë nga 18 prilli deri më 6 maj.

Rezultatet e sondazhit të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor do të mund të publikohen më së voni më 2 maj deri në orën 24:00.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat e kandidatëve edhe për deputetë duhet të dorëzohen në KSHZ deri më 2 prill, deri në orën 24:00 - pra 35 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Inspektimi publik i Listës Zgjedhore fillon më 28 shkurt, ndërsa do të zgjasë deri më 18 mars në orën 24:00, deri në të cilën mund të dorëzohen edhe kërkesat për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Mediat dhe mediat elektronike (portalet e internetit), nëse ofrojnë reklama politike me pagesë për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, janë të obliguara të regjistrohen në KSHZ në afat prej tri ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve. Transmetuesit, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk regjistrohen në KSHZ, nuk do të kenë të drejtë të përdorin mjete financiare për reklama politike me pagesë, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Foto: arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR