• e enjte, 31 tetor 2024

FT: Ukraina dhe Rusia negociojnë për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike

FT: Ukraina dhe Rusia negociojnë për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike

Londër, 30 tetor 2024 (MIA) - Gazeta e përditshme britanike "Fajnenshll tajms" (Finnacial Times) publikoi se Ukraina dhe Rusia me ndihmën e Katarit sipas të gjitha gjasave kanë filluar negociatat e paqes me qëllim për të parandaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

Një diplomat anonim theksoi se të dy vendet me gjasë morën vendim për të ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm.

Gjendja në Ukrainë është veçanërisht dramatike sepse është një vend shumë më i vogël se një vit më parë u informua se 95 për qind e infrastrukturës së saj energjetike ishte shkatërruar ose dëmtuar.

Një zyrtar i lartë ukrainas anonim deklaroi se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike janë ulur javët e fundit, si pjesë e një marrëveshje të arritur midis agjencive të inteligjencës ruse dhe ukrainase.

Kievi dhe Moska kanë pranuar më parë se ndalimi i sulmeve ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës dhe kapacitetit të rafinimit të naftës të Rusisë është në interesin e tyre të përbashkët, thekson FT. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR