• e hënë, 13 maj 2024

Fronti Evropian: Pjesëmarrje e garantuar për të rinjtë në vendimmarrje

Fronti Evropian: Pjesëmarrje e garantuar për të rinjtë në vendimmarrje

Shkup 5 maj 2024

Të rinjtë e Frontit Evropian sot përmes një konference për shtyp kanë theksuar se në programin zgjedhor të Frontit Evropian “Evropa 2030” nuk mund të mungonte pjesa që i kushtohet faktorizimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të rinisë për pavarësimin dhe inkurajimin e kapacitetit të jashtëzakonshëm të saj.

Në vazhdim fjalimi i plotë:

E dashura rini,

Një nga vlerat e shoqërisë evropiane është një rini e shëndoshë, kreative, e shkolluar dhe e gatshme t’ju prijë proceseve më vitale të zhvillimit të vendit të tyre.

Duke e pasur parasysh këtë në programin zgjedhor të Frontit Evropian “Evropa 2030” nuk mund të mungonte pjesa që i kushtohet faktorizimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të rinisë për pavarësimin dhe inkurajimin e kapacitetit të jashtëzakonshëm të saj.

Në programin zgjedhor të Frontit Evropian theksi është vendosur në aktivizimin e potencialit të rinisë, një rini aktive është parakusht i vitalitetit të një shoqërie. Rinia aktive dhe shoqëria e barabartë do të krijojnë një ambient tërheqës në vendin tonë me diversitet kulturor, mundësi të reja për rininë, sport dhe rekreacion, si dhe aktivizëm qytetar në të gjitha fushat e jetës.

Në fokusin e Frontit Evropian janë këto zotime për një rini më aktive: përforcim i pjesëmarrjes në vendimmarrje i rinisë së vendit përmes dhënies së përgjegjësive të caktuara shtetërore, mbi të gjitha dhënia e mundësisë të vendosin vetë për çështjet që i tangojnë jetët e tyre rinore, pastaj nxitja e sipërmarrësisë te të rinjtë, inkurajimi i aftësive të tyre digjitale përmes krijimit të një platforme të veçantë rinore dhe mbi të gjitha të sjellim Evropën këtu në vendin tonë sa më shpejt dhe të mos lejojmë më migrimin e rinisë.

Për në fund, ftojmë të gjithë rininë që sot në Sheshin “Iliria” në Tetovë të marrin pjesë masovikisht në tubimin e Frontit Evropian për të dërguar porosinë e qartë duke i thënë JO Rusisë, PO Evropës!

Fronti Evropian

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR