• e hënë, 23 dhjetor 2024

“Fronti Evropian” do t'i ankimojë vendimet e marra për ankesat

“Fronti Evropian” do t'i ankimojë vendimet e marra për ankesat

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Elmi Aziri nga "Fronti Evropian" në konferencën e sotme për shtyp informoi se në Gjykatën Adminsitrative do t'i ankimojë vendimet e marra për ankesat që kanë të bëjnë me Njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore.

"Ju njoftojmë se tashmë i kemi alarmuar të gjitha institucionet kompetente dhe faktorin ndërkombëtar sepse kemi informacione të sakta se të premten nëpërmjet presionit politik u janë dhënë udhëzime anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga selia e tyre. Theksojmë se këto veprime përbëjnë vepra penale dhe "Fronti Evropian" do t'i ndërmarrë të gjitha masat dhe do të shfrytëzojë të gjitha format demokratike për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve. Në këtë drejtim, ju informojnë se menjëherë pas marrjes së vendimit, të njëjtin do ta ankimojmë në Gjykatën Administrative", tha Aziri.

Aziri konsideron se vendimi i marrë për rivotimin e disa vendvotimeve në Njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore është i padrejtë dhe mbivotim si në kohën e monizmit.

“Fronti Evropian” apelon tek institucionet që të veprojnë sipas ligjit pa pranuar presionin e partive politike. Ata i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të monitorojë situatën prej së afërmi, sepse siç tha Aziri po rikthehet shteti i kapur, mbivotimi dhe majorizimi etnik. ls/

Foto: Printskrin nga video 

 

QËNDRONI TË LIDHUR