• e premte, 22 nëntor 2024

Frekuencë e rritur në vendkalimet kufitare "Bllatë" dhe "Xhepishtë - Trebishtë", në Dibër

Frekuencë e rritur në vendkalimet kufitare

Dibër, 17 qershor 2024 (MIA) - Në vendkalimet kufitare "Bllatë" dhe "Xhepishtë - Trebishtë" në Dibër, gjatë tri ditëve të fundit të javës së kaluar është vërejtur frekuencë e rritur.

Në dy vendkalimet kanë kaluar 7118 udhëtarë, prej të cilëve në dalje 3460, përderisa në hyrje 3658 udhëtarë.

"Shikuar veçmas, në vendkalimin 'Bllatë', në dalje janë regjistruar 3217 udhëtarë, më së shumti të shtunën ose 1287, ndërsa në hyrje 3418 më së shumti të premten 1254 pasagjerë. Në vendkalimin e dytë kufitar Xhepishtë-Trebishtë janë regjistruar gjithsej 483 udhëtarë, prej të cilëve 243 në dalje, ndërsa 240 në hyrje", konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në vendkalimin "Bllatë", i cili është në largësi prej katër kilometra nga Dibra, me lëshimin në përdorim të autostradës "Rruga e Arbrit" me çka distanca nga vendkalimi, deri në Tiranë, u ul nga 180 në 70 kilometra, frekuenca është rritur dukshëm. Kështu, vitin e kaluar për hyrje dhe dalje ishin regjistruar gjithsej 310.981 udhëtarë.

Vendkalimi kufitar në Xhepishtë 15 kilometra nga Dibra, është me karakter lokal, prandaj në periudhën e verës punon prej orës 8 deri në orën 20 dhe të drejtë që ta shfrytëzojnë kanë vetëm banorët e zonës kufitare, që nënkupton komunën Dibër dhe zonën Gollobërdë në anën shqiptare. Në këtë vendkalim kufitar ishin regjistruar 19.352 udhëtarë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR