• e premte, 20 dhjetor 2024

Franca për Olimpiadën do të mobilizojë 15.000 ushtarë

Franca për Olimpiadën do të mobilizojë 15.000 ushtarë

Paris, 23 nëntor 2023 (MIA) - Rreth 15.000 ushtarë do të mobilizohen për Lojërat Olimpike në Paris të cilat do të mbahen verën e vitit 2024, prej të cilëve 10.000 në rajonin më të gjerë të kryeqytetit të Francës. 

Në këtë fazë, 250 ditë para përfundimit të afatit, armata por përgatitet që të rekrutojë rreth 15.000 ushtarë në nivel kombëtar, prej të cilëve rreth 10.000 do të shpërndahen në Paris dhe rrethinën e tij, deklaroi gjeneral Kristof Abad. 

Në atë numër të ushtarëve nuk janë të përfshirë personat nga sektori privat i sigurisë. 

Komiteti Organizativ i Olimpiadës vlerëson se prej 17.000 deri 22.000 agjentë të sigurisë janë të nevojshëm që të sigurohet një vend garues. 

Për një lloj të tillë të sigurisë janë regjistruar shumë kompani private. 

Lojërat Olimpike do të mbahen nga 26 korriku deri 11 gusht të vitit 2024. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR