• e shtunë, 29 qershor 2024

Franca mohon se ka treguar gatishmëri për bisedime me Rusinë për Ukrainën

Franca mohon se ka treguar gatishmëri për bisedime me Rusinë për Ukrainën

Paris, 4 prill 2024 (MIA) - Franca i ka përgënjeshtruar pohimet ruse se ka treguar gatishmëri për dialog për Ukrainën ose për bisedime për negociata të mundshme paqesore, në bisedën e djeshme telefonike mes ministrave të mbrojtjes Sebastian Lekornu dhe Sergej Shojgu, transmeton Hina.

Dy vite pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se në bisedën telefonike mes ministrave Lekornu dhe Shojgu, është vërejtur "gatishmëri për dialogun për Ukrainën".

Thirrja telefonike ka pasuar pas sulmit ndaj sallës së koncerteve "Krokus", afër Moskës, që i ka ngjallur frikrat e sigurisë derisa Franca po përgatitet të jetë nikoqire e Olimpiadës që fillon në korrik.

Biseda u mbajt në nismë të Francës dhe ka qenë i pari mes dy ministrave nga tetori i vitit 2022.

"Kjo nuk është e vërtetë", deklaroi një burim i Qeverisë franceze. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR