• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Francë: Aksionet e njëanshme të Prishtinës kontribuojnë për përshkallëzimin e tensioneve, duke rrezikuar negociatat

Francë: Aksionet e njëanshme të Prishtinës kontribuojnë për përshkallëzimin e tensioneve, duke rrezikuar negociatat

Paris, 22 maj 2024 (MIA) - Ministria franceze e Punëve të Jashtme sot njoftoi se është ndërmarrë aksion i ri i njëanshëm i policisë së Kosovës, me të cilin janë mbyllur zyrat e së ashtuquajturës Banka postare kursimore, dhe me këtë "kontribuon në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikon negociatat e vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje lidhur me Dekretin e Bankës Qendrore të Kosovës".

"Franca është e brengosur për shkak të operacioneve të fundit të policisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës dhe i bënë thirrje Prishtinës të përmbahet nga çdo veprim i ri i njëanshëm", njoftoi Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme në ueb faqen e saj. 

Siç thuhet në kumtesë, "ato veprime të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikojnë negociatat vijuese, nën kujdesin e BE-së, qëllimi i të cilave është gjetja e një zgjidhjeje të përkohshme për personat që preken nga zbatimi i rregullores”, të Bankës qendrore. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR