Sirski: Forcat ukrainase kontrollojnë pjesën veriore të Pokrovskut
- Forcat ukrainase po i mbajnë pozicionet e tyre në pjesën veriore të Pokrovskut, në rajonin e Donjeckut, deklaroi komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandër Sirski, i cituar nga mediat britanike.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:09, 4 dhjetor, 2025
Kiev, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Forcat ukrainase po i mbajnë pozicionet e tyre në pjesën veriore të Pokrovskut, në rajonin e Donjeckut, deklaroi komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandër Sirski, i cituar nga mediat britanike.
Sirski ka shkruar në Fejsbuk se po i kushtohet vëmendje e veçantë hapjes së rrugëve logjistike shtesë, organizimit të evakuimeve mjekësore në kohë dhe kundërshtimit të dronëve dhe artilerisë ruse.
"Beteja vazhdon. Njësitë ushtarake ukrainase vazhdojnë të kontrollojnë pjesën veriore të Pokrovskut", shtoi ai.
Foto: Arkivi i MIA-s