• e martë, 26 nëntor 2024

Forumi: Spanja mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, para jush është një mundësi që duhet ta shfrytëzoni

Forumi: Spanja mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, para jush është një mundësi që duhet ta shfrytëzoni

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Spanja mbështet procesin e zgjerimit dhe integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe beson se vendi ka një mundësi që duhet ta shfrytëzojë. Ne kemi qenë në pozicionin tuaj dhe e dimë se sa e vështirë është kur nuk jeni pjesë e klubit.

Kjo u theksua në Forumin e parë Bilateral të organizatave think-tenk nga Maqedonia e Veriut dhe Spanja nën titullin "Ne mendojmë dhe punojmë së bashku", i cili filloi sot në Shkup, organizuar nga Instituti "Prespa", me iniciativë të përbashkët me Institutin Mbretëror “Elkano” nga Madridi.

Ambasadori spanjoll Hose Luis Lozano Garsia në fjalën e tij theksoi se Qeveria spanjolle ka treguar mbështetje për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe se vendi ndodhet para një momenti që duhet ta shfrytëzojë për të arritur qëllimin e saj.

“Jemi në momente shumë specifike, në një situatë strategjike shumë të rëndësishme ku rrezikohet sovraniteti. Ky është një mundësi për të shfrytëzuar momentin për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Duhet të shfrytëzojmë momentin e rëndësishëm për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Dhe unë me të vërtetë e mbështes atë”, tha ambasadori Lozano Garcia në forumin, i cili po mbahet më pak se një muaj para se Spanja të marrë presidencën e BE-së duke filluar nga 1 korriku.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Mbretëror “Elcano”, Çarles Pauell, siguroi se fakti që më 30 korrik janë caktuar zgjedhjet e parakohshme në Spanjë, nuk do të ndikonjë në presidencën spanjolle të Unionit.

“Nuk kam dyshim se kjo do të jetë një presidencë jashtëzakonisht produktive dhe e frytshme, siç ishin katër të mëparshmet. Për shkak të përvojës me shërbimin tonë qeveritar dhe mbështetjen nga shoqëria civile spanjolle, mendoj se Spanja është vendi më entuziast dhe më pro BE-së nga të gjithë anëtarët, ndërsa për çështjen e zgjerimit, nuk ka dyshim se do të jetë e suksesshme. Edhe pse këto zgjedhje të parakohshme janë një pengesë e vogël, unë ende mendoj se gjithçka do të shkojë mire”, tha Pouell.

Spanja ka qenë gjithmonë pro zgjerimit të BE-së dhe sipas Pouellit, kjo për faktin se Madridi u bashkua me Unionin mjaft vonë, sepse jetoi nën një diktaturë autoritare.

“Në mendjen e shumë njerëzve nga Spanja, demokracia dhe BE-ja janë dy anët e së njëjtës medalje, dhe si mund të mos dëshironi t'u mundësoni të tjerëve atë që ju vetë dëshironit. Gjithashtu, rruga drejt anëtarësimit nuk ishte e lehtë. Ajo aplikoi në 1977 dhe u anëtarësua në 1986. Pra, ishte një proces i gjatë dhe dua të theksoj se shoqëria spanjolle dhe autoritetet spanjolle mbështesin plotësisht aspiratat tuaja evropiane, sepse ne kemi qenë vetë në vendin tuaj. Ne e dimë se sa e vështirë është kur nuk je pjesë e klubit, e dimë se sa e vështirë është të detyrohesh ndonjëherë të miratosh disa reforma që mund të jenë të dhimbshme për ty, sepse të gjithëve u desh t'i miratonim në një moment për përfitimin tonë dhe jo vetëm për të arritur qëllimin e anëtarësimit në BE. Shoqëria spanjolle, përfshirë shoqërinë civile, do të vazhdojë t'ju mbështesë”, thotë Pauell.

Ai theksoi se një nga prioritetet e presidencës spanjolle do të jetë mbështetja për Ukrainën dhe kujtoi se shoqëria dhe qeveria spanjolle janë treguar të jenë përballë sfidës dhe vitin e kaluar Spanja ndau 0.4 për qind të PBB-së së saj për ndihmë ushtarake dhe humanitare dhe gjithashtu u kujdes për një numër të madh të refugjatëve ukrainas, ndërsa ka nga 40 deri në 50 mijë fëmijë ukrainas që pranohen në sistemin arsimor publik.

“Duke pasur parasysh kohezivitetin dhe unitetin e BE-së, do të jetë një nga prioritetet e presidencës spanjolle”, nënvizoi drejtori i Institutit Mbretëror “Elkano”.

Analisti i këtij Instituti, Ignasio Molina, në debatin duke iu referuar marrëdhënieve të Madridit me Maqedoninë e Veriut dhe rajonin, theksoi se duhet bërë autokritikë se ato janë të profilit të ulët, por që vitet e fundit ato janë duke u intensifikuar dhe se përfshirja e saj duhet të forcohet në rajon duke pasur parasysh dëshirën e saj për të qenë një lojtar i fortë si shteti i katërt më i fuqishëm anëtar i Bashkimit. Ndër të tjera ai thekson se fakti që Spanja nuk e njohu Kosovën ndikon në faktin se nuk kanë një politikë koherente ndaj rajonit, por që, nëse shikohen objektivisht, potencialet janë të mëdha.

“Me Maqedoninë e Veriut, marrëdhëniet politike në dy vitet e fundit kanë qenë të jashtëzakonshme, shumë pozitive. Spanja mbështet kandidaturën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Edhe pse ndonjëherë mund të duket se ajo mbështetje është më shumë retorike sesa reale, duhet marrë parasysh se ka të bëjë me faktin se nëse nuk ka prezencë të bizneseve, të zyrtarëve, është e vështirë të shihet shkalla e mbështetjes të Spanjës, por Spanja është një nga vendet që do të shtyjë për anëtarësimin tuaj”, thotë analisti Molina.

Forumi që do të përfundojë nesër pritet të japë konkluzione, por edhe rekomandime për Qeverinë spanjolle, Presidencën spanjolle të Këshillit të BE-së në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe rekomandime për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në drejtimin e përmirësimit të bashkëpunimit dypalësh dhe partneritetit në kuadër të NATO-s.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR