• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forumi i grave lidere nga Evropa Juglindore për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion

Forumi i grave lidere nga Evropa Juglindore për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) - Ngjarje për promovimin e Forumit të grave lidere nga Evropa Juglindore për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion, iniciuar nga zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, me përkrahje nga UN WOMEN, RAI и UNODC do të mbahet sot në Shkup.

Siç informojnë nga Qeveria, qëllimi i forumit është krijimi i një rrjeti rajonal të grave lidere, të cilat përpiqen ta përforcojnë lidershipin e grave në shoqëri, përmes zhvillimit profesionat dhe rrjetëzimit ndërkombëtar për shkëmbimin e praktikave më të mira, përvojave dhe mbështetjes reciproke për ndërtimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë.

Fjalime hapëse në forum do të mbajnë zëvendëskryeministrja Gërkovska, sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Marija Shmid, ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler, Vesna Ivanoviq, shefja e zyrës së programit të UN Women, Desislava Gockova, Shefja e Sekretarijatit të Nismës rajonale kundër korrupsionit (RAI), dhe Xhenifer Sarvari Bredford, eksperte për parandalimin e krimit dhe drejtësinë penale nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogë dhe krim (UNODC).

Pas fjalimeve hapëse do të mbahen dy panel diskutime të titulluara "Si mund të ndikojë pozitivisht lidershipi i grave në qeverisjen e mirë dhe zhvillimin demokratik në rajon? dhe "Gratë në shoqërinë civile dhe gazetarinë investigative - një hallkë kyçe në ndërtimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë. ls/

Foto: MIA arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR