• e mërkurë, 19 mars 2025

Forcat Ajrore të Ukrainës: Rrëzuam 17 nga 22 dronë

Forcat Ajrore të Ukrainës: Rrëzuam 17 nga 22 dronë

Kiev, 14 shtator 2023 (MIA) - Mbrojtja ajrore e Ukrainës mbrëmë ka shkatërruar 17 dronë rusë, njoftuan forcat ajrore në Kiev, pa saktësuar viktima.

"Gjithsej 22 lëshime janë regjistruar drejt rajoneve Mikolaev, Zaporozhje, Dnipropetrovsk dhe Sumi", bënë të ditur forcat ukrainase në Telegram. 

 Sipas rezultateve të operacioneve luftarake të natës, mbrojtja kundërajrore shkatërroi 17 nga gjithsej 22 dronë armikë të tipit “Shahed”.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR