• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen do të takohet me mbretin britanik Çarls

Fon der Lajen do të takohet me mbretin britanik Çarls

Londër, 27 shkurt 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot do të takohet edhe me mbretin Çarls gjatë vizitës së saj në Britaninë e Madhe që t'i finalizojë bisedimet me qeverinë britanike për marrëveshjen e re për rregullat tregtare për Irlandën Veriore pas Bregzitit.

Komisioni konfirmoi se Fon der Lajen do të takohet edhe me mbretin Çarls.

“Mbreti është i lumtur që do të takojë çdo lider botëror që viziton Britaninë e Madhe, ndërsa qeveria e këshillon që ta bëjë këtë”, tha zëdhënësi i Pallatit Bakingem.

Gjatë vizitës Fon der Lajen do të bisedojë me kryeministrin Rishi Sunak, pas çka pritet të publikojë kushte të reja tregtare për zgjidhjen e kontekstit për Irlandën Veriore. 

Zëdhënësi i Komisionit tha se temë e bisedës me Sunak do të jetë protokolli për Irlandën Veriore, derisa takimi me mbretin "nuk është pjesë e atij procesi". fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR