• e diel, 09 qershor 2024

Fliku do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Barcelonën

Fliku do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Barcelonën

Barcelonë, 28 maj 2024 (MIA) - Hanzi Flik ndodhet tashmë në një hotel luksoz në Barcelonë dhe duket se nesër do të nënshkruajë kontratë me katalanasit për të zëvendësuar Çavi Ernandezin. Në ndërkohë, shtypi spanjoll zbulon se sa do të marrë eksperti gjerman dhe çfarë shpërblimesh të mundshme ka rënë dakord me drejtuesit e “blaugranas”.

 Sipas "AS", Fliku do të nënshrkuajë marrëveshje për dy sezone, pasi pranoi të merrte një pagë relativisht të ulët - rreth 3 milionë euro në vit. Nga ana tjetër, gjermani do të ketë bonus serioz për suskes me Barcelonën, ndërsa sipas informacioneve, paga e tij do të rritet në sezonën e dytë. 

 Ai do të marrë një milion euro shtesë nga paga e tij nëse fiton Ligën e Kampionëve, si dhe 750,000 euro nëse fiton La Ligën. Në krahasim, ish-trajneri i Barsës Çavi mori pothuajse dyfishin e rrogës, por masa e shpërblimeve të parashikuara për të ishte shumë më modeste.

 Fliku te katalanasit do të arrijë me dy asistentë, me të cilët ka bashkëpunuar edhe në Bajern (Munih) - trajneri i portierëve Toni Tapaloviq dhe Markus Zorg.

 Pritet të ketë edhe tre asistentë në shtabin e tij, ndërsa përflitet se do të jetë ish-lojtari i Bajern Munih dhe Liverpul, Tiago Alkantara. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR