• e martë, 24 dhjetor 2024

Fjalim i kryeministrit Kovaçevski në KS të KB-së (drejtpërdrejtë)

Fjalim i kryeministrit Kovaçevski në KS të KB-së (drejtpërdrejtë)

Nju-Jork, 3 maj 2023 (MIA) - Fjalim i kryeministrit Dimitar Kovaçevski në mbledhjen e hapur të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kovaçevski do të flasë para KS të KB-së me ftesë të kryesueses, Zvicrës. Ai është kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut i cili flet para Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Këshilli i Sigurimit i KB-së ka 15 anëtare, prej të cilave pesë janë të përhershme me të drejtë vetoje - Franca, Britania e Madhe, SHBA-ja, Kina dhe Rusia, ndërsa dhjetë zgjedhen në periudhë prej dy viteve, por nëa të mënyrë që çdo vit zëvendësohen nga pesë anëtare.

Këshilli i Sigurimit i KB-së është organ i Kombeve të bashkuara i cili ka për detyrë ta mirëmbajë paqen dhe sigurinë mes kombeve. Edhe pse organet e tjera të KB-së mund të japin vetëm rekomandime të qeverive të vendeve anëtare, Këshilli i Sigurimit ka fuqi të sjellë vendime të cilat vendet anëtare duhet t'i zbatojnë, ceket në kumtesën qeveritare. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR