Fillon procesi gjyqësor për sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska
- Në Gjykatën themelore penale Shkup sot fillon procesi gjyqësor kundër personit të akuzuar për sulm ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Incidenti ndodhi më 11 korrik në rr. "Sevastopolska" në Shkup, derisa ajo me persona zyrtarë kryenin kontrolle në terren, pas paraqitjes për ndërtim pa leje dhe kyçje të paligjshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:48, 29 korrik, 2025
Shkup, 29 korrik 2025 (MIA) - Në Gjykatën themelore penale Shkup sot fillon procesi gjyqësor kundër personit të akuzuar për sulm ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Incidenti ndodhi më 11 korrik në rr. "Sevastopolska" në Shkup, derisa ajo me persona zyrtarë kryenin kontrolle në terren, pas paraqitjes për ndërtim pa leje dhe kyçje të paligjshme.
Sipas aktakuzës, i akuzuari S.L. ka kryer dhunë të ashpër ndaj kryetares së Qytetit, me ç'rast i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka shkaktuar ndjenjë të pasigurisë, rerzikim dhe frikë tek ajo, por edhe në opinion.
"Përderisa kryetarja e Qytetit së bashku me persona të autorizuar zyrtarë, ka qenë prezente në lokacion pas paraqitjes paraprake të qytetarëve lidhur me ndërtim pa leje dhe kyçje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit dhe atë elektro-përçues të objektit, i akuzuari ka arritur me trotinet elektrik dhe i është afruar duke e kërcënuar. Më pas e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur fillimisht në fytyrë dhe dorë, e më pas me këmbë në pjeësn e gjurit të majtë. Pasi që nëpunësit e prnaishëm policprë kanë reaguar për ta parandaluar në qëllimin e tij, ai ka vazhduar edhe verbalisht ta ofendojë dhe ta kanosë", thuhet në kumtesën nga Prokuroria publike.
I akuzuari për momentin po e vuan masën e paraburgimit. ab/
Fotо: МIА arkivi