• e enjte, 09 maj 2024

Fillon Panairi i 19-të për punësim dhe karrierë - Job Fair 2024

Fillon Panairi i 19-të për punësim dhe karrierë - Job Fair 2024

Shkup, 15 prill 2024 (MIA) - Nën moton "Hapi i parë drejt karrierës suaj", Bordi i studentëve evropianë në teknologji (BEST) - Shkup nga sot deri në prill organizon Panairin e 19-të për punësim dhe karrierë - Job Fair 2024. 

Siç thotë BEST, Panairi i Punës është një ngjarje që lidh studentët dhe kompanitë në një vend. Edicioni i sivjetshëm do të mbahet në kampusin tekniko-teknologjik, ku secila prej kompanive partnere do të mund të takojë studentët nga kampuset teknike.

"Job Fair nuk është vetëm ngjarja më e madhe që organizon BEST Shkup, por është një mundësi e shkëlqyer për çdo student që të përmirësojë aftësitë e tij profesionale, të marrë informacione të vlefshme për industrinë, por mbi të gjitha, të takohet me përfaqësues nga kompanitë që do t'i ndihmojnë për t'iu bashkuar dalëngadalë tregut të punës", theksojnë organizatorët.

Panairi ka edhe ueb faqe zyrtare www.jobfair.org.mk përmes së cilës të interesuarit munden detajisht të informohen. mb/

Foto: BEST

QËNDRONI TË LIDHUR