• e martë, 07 janar 2025

Fillon gjykimi kundër Sarkozit për shkak të financimit joligjor të fushatës zgjedhore

Fillon gjykimi kundër Sarkozit për shkak të financimit joligjor të fushatës zgjedhore

Paris, 6 janar 2025 (MIA) - Në Paris sot fillon gjykimi kundër ish presidentit francez, Nikolla Sarkozi për gjoja financimin joligjor të fushatës së tij presidenciale në vitin 2007 nga ana e regjimit të ish liderit libian, Moamer Gadafi.

Sarkozi, i cili e ka udhëhequr Francën nga viti 2007 deri në vitin 2012, vazhdimisht po i mohon këto akuza. Të akuzuar së bashku me të janë edhe 12 persona, mes të cilëve edhe ish ministra. Akuzat përfshijnë financimin joligjor të fushatës, keqpërdorim të mjeteve publike dhe rryshfet, njofton DPA.

Nëse shpallet fajtor, Sarkozi ballafaqohet me dënim me burg 10-vjeçar dhe dënim të konsiderueshëm me para. Procesi gjyqësor duhet të zgjasë deri më 10 prill.

Franca kërkoi ndihmë juridike nga 21 vende në kuadër të hetimit të madh për këtë rast. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR