KB: Vitin e kaluar në Iran janë ekzekutuar së paku 901 persona
- Vitin e kaluar në Iran janë ekzekutuar së paku 901 persona, prej të cilëve rreth 40 u ekzekutuan vetëm brenda një jave në dhjetor, deklaroi sot komisari i lartë i KB-së për të drejta të njeriut, Volker Turk.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:54, 7 janar, 2025
Gjenevë, 7 janar 2025 (MIA) - Vitin e kaluar në Iran janë ekzekutuar së paku 901 persona, prej të cilëve rreth 40 u ekzekutuan vetëm brenda një jave në dhjetor, deklaroi sot komisari i lartë i KB-së për të drejta të njeriut, Volker Turk.
"Është shumë alarmante të vërehet se numri i njerëzve të cilët i nënshtrohen dënimit me vdekje në Iran po rritet për çdo vit", tha Turk.
Ai shtoi se "është koha e fundit që Irani ta përfundojë këtë valë ekzekutimesh".
Sipas komisarit të lartë në vitin 2023 në Iran janë ekzekutuar së paku 853 persona.
Në konferencën për shtyp, zëdhënësja e Komisariatit të lartë për të drejta të njeriut të KB-ssë, Liz Trosel, sqaroi se të dhënat vijnë nga "organizata të ndryshme për të drejta të njeriut (...) të cilat i konsiderojnë i të besueshme".
Sipas kumtesës, shumica e ekzekutimeve në vitin 2024 u referoheshin rasteve lidhur me lëndë narkotike, por u ekzekutuan edhe disidentë dhe njerëz të lidhur me protestat e periudhës 2022-2023. Nga zyra për mbrojtje të të drejtave të njeriut kumtojnë për rritje të numrit të grave të ekzekutuara. ab/
Foto: MIА arkivi