• e mërkurë, 08 janar 2025

Në listën zgjedhore në Shqipëri mbi 1,3 milionë më shumë votues se sa ka shteti banorë

Në listën zgjedhore në Shqipëri mbi 1,3 milionë më shumë votues se sa ka shteti banorë

Tiranë, 7 janar 2025 (MIA) – Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha njoftoi se në listën e vetme zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, janë regjistruar mbi 3,7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

“Ministria i filloi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Sipas evidencës civile në listën e vetme zgjedhore gjenden 3.721.116 persona me të drejtë vote. Nga numri i përgjithshëm 50,5 për qind janë burra përderisa 49,5 për qind gra. Deri në këtë moment në listë nuk janë regjistruar edhe 4.536 persona të moshës mbi 100 vjet, të cilët tashmë kanë mbushur ose do të mbushin deri 11 maj, ditën e zgjedhjeve”, tha Hoxha.

Nëse bëhet krahasim me rezultatet nga regjistrimi del se numri i votuesve është më i madh për 1.319.003 nga numri i banorëve, i cili sipas rezultateve të regjistrimit është  2.402.113.

Hoxha informoi se do të votohet në 5.050 vendvotime, ndërsa si edhe për ciklet e tjera zgjedhore, një pjesë e nëpunësve të policisë, të cilët do të angazhohen në transportin e materialit votues dhe sigurisë së vendvotimeve, do të vijojë trajnim adekuat.

Për herë të parë në këto zgjedhje mundësi që të votohet i jepet edhe diasporës shqiptare. Qytetarët shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit që ta realizojnë të drejtën e votës do të munden në platformë të veçantë të paraqiten nga data 11 e këtij muaji. fc/

Fotografia: MPB e Shqipërisë

QËNDRONI TË LIDHUR